I përlotur kur tifozët thirrën emrin e tij, por edhe plot batuta për rivalët. Jyrgen Klop nuk i kurseu batutat teksa doli në skenë për paraqitjen e tij të lamtumirës të martën mbrëma. 56- vjeçari mori pjesë në një seancë pyetje-përgjigje në “M&S Bank Arena” pas përfundimit të sezonit dhe karrierës së tij si trajner i Liverpulit pas nëntë vitesh në “Anfield”.
Trajneri gjerman i priti tifozët në një mbrëmje të fundit në shoqërinë e tij përpara se të nisej për në Majorka dhe t’i dorëzonte skuadrën pasardhësit të tij Arne Slot. Në eventin me pyetje dhe përgjigje, Klop pranoi se firmosja me Liverpulin ishte vendimi i dytë më i mirë që ai mori ndonjëherë, pas atij që u martua me gruan Ula dhe zbuloi edhe se kishte folur me Slotin. Por ish-trajneri i Dortmundit, i cili të paktën këtë vit ka vendosur që të shijojë pensionin, lëshoi edhe disa shigjeta në drejtim të rivalëve të tij, ndërsa mes batutave zbuloi se atij i ishte dhënë një listë jozyrtare me tema për të shmangur. Ai tha:
“Ato janë televizioni ‘TNT’, debati i ndeshjeve të orës 12:30, arbitrat, ne nuk flasim për Mançester Sitin, nuk e di pse; ne nuk flasim për gjëra financiare, nuk e di pse; VAR-in”. Por Klopi u pyet se çfarë mund të ndodhë nëse “Reds”-at e gjejnë veten me dy tituj kampion më shumë në histori, nëse një hetim i gjatë ndaj Mançester Sitit për 115 fitoi në 9 vite në “Anfield” Jyrgen Klop: Champions (2018/19), Superkupën e Europës (2019), Botërorin e Klubeve (2019), Premier Ligën (2019/20), Kupën Karabao (2021/22 dhe 2023/24), Kupën FA (2021/22) dhe Superkupën e Anglisë (2022). TROFE 8 shkelje financiare do t’i hiqte kurorat e tyre. Siti aktualisht është duke u hetuar mbi 115 akuza të dyshuara për shkelje të rregullave financiare të Premier Ligës, megjithëse klubi i ka mohuar ato vazhdimisht dhe me këmbëngulje. Klop tha: “Nëse organizoni një paradë autobusi, aty më keni. Sa kohë do të zgjasë, nuk më intereson”. Klop më pas i ktheu sytë nga Çelsi, teksa iu referua largimit të fundit të Mauricio Poçetinos.
Trajneri argjentinas arriti t’i udhëhiqte blutë në vendin e gjashtë dhe siguroi një vend në Ligën e Konferencës me gjithë problemet e skuadrës së tij. Megjithatë, javën e kaluar ai u largua nga klubi me konsensus, duke e lënë skuadrën e Londrës Perëndimore në kërkim të një trajneri të ri, me Enco Mareskën që pritet ta zëvendësojë. Por Klop shigjetoi pronarët e bluve: “Ne duhet të jemi vërtet të lumtur që i kemi ata (“Fenway Sports Group”) dhe jo djemtë që blenë klube londineze. Unë nuk do të kisha mbijetuar një vit në Liverpul me ta. Më në fund, Çelsi luan futboll për të cilin të gjithë mendojnë ‘Oh, ata mund të kthehen’ dhe më pas shkarkojnë menaxherin. Pronarët tanë ndihen të përgjegjshëm për klubin. A janë ata më të mirët në botë? Nuk e di, nuk mund të them. Por ata punuan vërtet shumë. U ndjeva i mbështetur”.
Më në fund ishte radha për të komentuar armiqtë e mëdhenj të Mançester Junajtid, për të cilin ai i kritikon për mënyrën sesi menaxhuan Xhejdën Sançon. Gjermani tha se në vend që ta largonin sulmuesin në huazim te Dortmundi, ishte detyra e “djajve” të ndihmonin në rikthimin e lojtarit në formën e tij më të mirë në “Old Trafford”. “Nëse e gjithë bota humb besimin te lojtari, trajneri duhet të jetë ai që qëndron pas lojtarit”, shtoi ai. “Unë nuk mund të pranoj se ‘ai është i padobishëm’, siç bënë klubet e tjera meqë ra fjala, duke blerë një lojtar për 80 milionë paund dhe më pas duke e dërguar në huazim”.
PANORAMASPORT.AL