Kristof Galtie është shpallur i pafajshëm në gjyqin kundër tij për fyerje raciste ndaj futbollistëve në periudhën kur drejtonte Nicën. Ish-trajneri i PSG-së, aktualisht në Katar te Al Duhail, gjatë një interviste të gjatë për “L’Equipe”, ka folur edhe për tema si kthimi në Europë, duke treguar një prapaskenë mjaft interesante rreth ofertave.
“Unë isha ende nën kontratë me PSG-në dhe nuk kisha kontakte direkte me Napolin”, tha fillimisht ai për mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës napolitane pas largimit të Spaletit.
“Milani? Është mjaft tundues, por nuk kam folur me drejtuesit. Me sa jam në dijeni unë kanë zgjedhur Lopeteguin”, tha ai, duke lënë të kuptohet se klubi kuqezi e kishte bërë zgjedhjen e tij me spanjollin, ndonëse ka tifozët kundër.
PANORAMASPORT.AL