• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-trajneri Kapelo analizon Milanin: Kuqezinjtë duhet të ndërhyjnë sezonin e ardhshëm, ja çfarë iu mungoi këtë vit

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Kapelo ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku ka analizuar problemet e kuqezinjve të këtij sezoni.

kapelo

“Në pjesën e dytë të sezonit, Milanit i mungoi kontributi i disa lojtarëve themelorë, nga Menja te Hernandez, nga Tomori te Leao. Epo, nëse ata janë shtyllat mbi të cilat klubi dëshiron të ndërtojë Milanin e së ardhmes e të mendosh se çfarë të bësh dhe si ta bësh, bëhet e vështirë. Unë besoj se drejtuesit duhet, së pari, të kuptojnë nëse këta emra të mëdhenj ende duan t’i japin Milanit, apo nëse preferojnë të largohen. Në hipotezën e parë, duhet të ndërhyjmë, por pa e shtrembëruar. Si? Duhen tri goditje: një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe pa dyshim, një qendërsulmues”.

Performanca e Rafael Leaos: “Ka shumë potencial, por kurrë nuk mund ta dish se çfarë loje do të luajë. Dhe kjo krijon dyshime, mua më duket e pamundur që një lojtar me ato cilësi të mos ketë zemërimin, grintën, konkurrencën. Shihni Bellingamin te Reali… Ndikimi i tij ka qenë tronditës. Thënë këtë, nëse Leao dhe Teo ndalen, i bie të mungojë 60% e ekipit.

Zirkze, i duhuri: “Nëse Milani kërkon gjeni, ata duhet të shkojnë te Zirkze. Ai ka cilësi, është fizikisht i fortë dhe e njeh Serinë A. Nuk do të kishte nevojë për t’u përshtatur.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shkëmbi: Test pozitiv, po punojmë për Euro 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.