Friday, 10. April 2026
Sport

Ish ylli i futbollit, Shevchenko emërohet këshilltar i Presidentit ukrainas Zelensky

GS 27/09/2023 2 Min. Lesezeit

Ish ylli i futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko është bërë këshilltar i jashtëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raportojnë mediat ukrainase.

Presidenti Zelenskiy shpalli dekretin për emërimin e Shevchenkos si këshilltar të jashtëm më 26 shtator, por nuk mund të dallohet se cilat do të jenë detyrat e tij nga përmbledhja e dekretit të presidentit.

Shevchenko fitoi një njohje të madhe ndërkombëtare si lojtar i Milanit dhe Chelsea. Me Milanin fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2003 dhe një vit më vonë mori Topin e Artë, çmimin më prestigjioz të futbollit. Ish-futbollisti luajti 111 herë për kombëtaren dhe shënoi 48 gola, ndërsa para se të dilte jashtë vendit përfaqësoi Dinamon e Kievit.

Pas karrierës si futbollist, të cilën e përfundoi në korrik 2012, Shevchenko u ul fillimisht në stolin e ekipit vendas si ndihmës trajner, dhe në korrik 2016 u bë trajner dhe udhëhoqi kombëtaren ukrainse deri në çerekfinalen e Kampionatit Evropian në 2021, që është arritja më e mirë e tij deri tani. Në sezonin 2021/22, ai drejtori Genoan.

Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas të të gjitha kohërave.

/GazetaBlic Sport


Teilen: