Fundjavën e ardhshme e gjithë vëmendja do të jetë te përballja Man. City-Arsenal, e cila do të vendosë fatin e titullit të këtij sezoni në Premier League.
Ish-legjenda e Man. United, në tashmë në rolin e analistit, Rio Ferdinand, ka paralajmëruar Arsenalin se Man. City do ta shkatërrojë, nëse vazhdon të luajë njësoj siç ka bërë në javët e fundit.
“Nëse shkon në “Etihad” dhe do të mbyllet siç bëri Liverpool ndaj PSG, atëherë Man. City do ta shkatërrojë. Nuk mund të fitosh titullin duke luajtur siç bëri Arsenal ndaj Bournemouth.
City ka aftësinë të bllokjë të gjitha pasimet dhe ushtron presion të lartë. Futbollistët e Arsenalit duhet të dalin në fushë dhe të luftojnë ndaj kundërshtarit, ndryshe nuk fitohet titulli”, tha Ferdinand në kanalin e tij në YouTube.