• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-ylli i Manchester Cityt zbuloi se i kishte pirë 10 birra para ndeshjes

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-lojtari i Manchester Cityt dhe i Kombëtares së Anglisë, Micah Richards (35) ka zbuluar një ndodhi nga periudha kur ka veshur fanellën e “Citizen”, nga viti 2005 deri në vitin 2014.

Gjatë bashkëpunimit të tij me trajnerin Manuel Pellegrini, në sezonin 2013/14, ai pinte deri në dhjetë birra para ndeshjeve.

“Sapo u ktheva në skuadër me trajnerin Pellegrinin dhe ë zakonisht e dinit nëse do të luanin apo jo para ndeshjeve. Para një takimi kur arritëm në hotel dhe ishte normale që ata të hiqnin të gjithë alkoolin nga frigoriferi në dhomat tona. Meqenëse kishte mundësi që unë të mos isha pjesë e ekipit, më lanë pije në frigorifer. Para atij takimi, piva dhjetë birra”, ka thënë Richards për “Daily Mail”, përcjell lajmi.net.

Ai piu të gjithë mini-barin dhe bënte sikur asgjë të mos kishte ndodhur, por më pas e kap dhimbe e madhe e kokës.

“Erdhi trajneri Pellegrini dhe tha se a mund të luajë. I tregova se kisha pirë mbrëmë dhe se do të duhet të më gjente një justifikim që të mos jem në ekip, sepse thjesht nuk mundem”, kujton anglezi.

Richards punoi vetëm një vit me Pellegrinin, i cili i solli Manchester Cityt titullin e kampionit të Anglisë.

Më pas Richards kaloi një vit në huazim te Fiorentina dhe nga viti 2015 deri në fund të karrierës së tij në 2019, ai ishte lojtar i Aston Villas ku luajti shumë pak.

Tani ai është një komentator i njohur televiziv. /Lajmi.net/

 

Next Post

Formacioni i Real Madridit në verën e 2024 duket i frikshëm për çdo kundërshtar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.