Friday, 3. April 2026
Sport

“Ishim të motivuar”, mbrojtësi i Milanit i zhgënjyer pas barazimit: Mëkat që humbëm dy pikë

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Nga sot do të jetë nën urdhrat e Julian Nagelsmanit te Gjermania, por Malik Çau nuk mund t’u shmangej disa deklaratave para largimit nga Milani drejt kombëtares.

cau

“Ndeshja me PSG-në na kishte motivuar e na kishte shtuar besimin. Ndaj Leçes luajtëm duke menduar për veten dhe e treguam më shumë në pjesën e parë. Ndeshja u ndërlikua pas golit të tyre të parë ndaj ato gabime nuk duhen përsëritur nëse duam të jemi një skuadër e madhe.

Leçe rezultoi një rival i ndërlikuar ndaj të cilit nuk duhet të dilnim nga fusha me një pikë. I mjaftuan pak minuta për të na goditur, por ne duhet të kemi mendësinë e duhur dhe personalitet të mjaftueshëm në të ardhmen për të mos i shpërdoruara këto lloj ndeshjes”, ka deklaruar mbrojtësi kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: