• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ishin nën hetime për trukime, gjykata merr vendimin për gjyqtarin dhe trajnerin e basketbollit

02/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Daut Mehmetit dhe Arbnor Rifatit.

Arbitri i basketbollit Mehmeti dhe trajneri Rifati janë arrestuar të premten me dyshimin se janë të përfshirë në trukime të ndeshjeve të basketbollit.

Mehmeti, gjyqtar me licencë ndërkombëtare për basketboll, dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprime këto të kryera në bashkëveprim me trajnerin Rifati.

Pas skandalit, gjyqtari Mehmeti u përjashtua përjetësisht nga FIBA dhe Federata e Kosovës, ndërsa së bashku me trajnerin Mehmeti kanë përfunduan nën arrest si të dyshuar për trukime, ndërsa duhet të përgjigjen penalisht për këto akuza. Policia e Kosovës pritet të jap detaje më të hollësishme në lidhje me këto dy arrestime, ndërsa dyshja janë në paraburgim. Urdhër-kontrolli është zhvilluar me qëllim të sigurimit të dëshmive shtesë dhe arrestimin e dy të dyshuarve në lidhje me veprën penale ‘kurdisje e ndeshjes ose sportit’, ndërsa citohen edhe aktiviteti i Ligës Unike, event i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Ndërhyri për ta pasur në skuadër, Tomori “shkues” për Loftus-Çikun tek Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.