Tërhoqi shumë vëmendjen e publikut koreografia e tifozëve hungarezë në stadiumin “Ferenc Puskas”.
Para fillimit të ndeshjes ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë në Budapest, tifozët vendas ngritën një pankartë të madhe me imazhin e kontroversit Sandor Roža.
Bëhet fjakë për banditin më të famshëm hungarez i cili në shekullin e 19-të “brodhi” në zonat e Hungarisë jugore dhe Vojvodinës.
Famëkeqi “Bećar” dhe banda e tij grabitën dhe vranë njerëz në rajon.
Është interesante se hungarezët e shohin atë si Robin Hudin e tyre, sepse ai dyshohet se vodhi para nga pronarët e pasur të tokave dhe ua jepte të varfërve.
Ai lindi në vitin 1813 në qytetin e vogël të Reskës, ku sot ndodhet pika kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë. Në moshën 23-vjeçare, ai përfundoi në burgun e Szeged, por shpejt u arratis dhe formoi një bandë që grabiti udhëtarët.
14/10/23. Hungría – Serbia
Tifo de los 🇭🇺ultras húngaros tributo a Sándor Rózsa, uno de los bandidos húngaros más famosos.#ultras pic.twitter.com/d1usQK95qV— Calle ℌ Grada (@CalleYGrada) October 14, 2023
Ai arriti një marrëveshje me politikanin dhe udhëheqësin e famshëm të Revolucionit Hungarez, Košut Lajos, për t’iu bashkuar Revolucionit Hungarez në 1848 me bandën e tij prej 150 banditësh, prandaj shumë e shohin atë si një hero sot. Ai u amnistua për të gjitha krimet, megjithatë, pas rënies së revolucionit, ai u arratis dhe u kthye në mënyrën e mëparshme të jetesës.
Në 1857, ai u kap dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ai kaloi nëntë vjet në burgjet e Suboticës dhe Petrovaradinit të sotëm, derisa u lirua me një amnisti të përgjithshme në vitin 1869.
Ai vazhdoi të grabiste trena dhe një vit më vonë u kap përsëri dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Vdiq në vitin 1878 nga tuberkulozi në burgun e Gerlës.