Saturday, 21. March 2026
Sport

Ishte gol i historisë, futbollistja e Panamasë realizon nga distanca

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Panamasë është duke luajtur kundër Francës në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin F të Kupës së Botës që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Marta Cox në minutën e 2’të, shkruan Lajmi.net

Cox realizoi super gol nga gjuajtja e lirë në një distancë shumë të madhe.

Në fakt, ky ishte gol i historisë për Kombëtaren e Panamasë. Ishte i pari i shënuar ndonjëherë në Kupën e Botës dhe sigurisht që ka një rëndësi të madhe.

Rezultati momental në këtë ndeshje është 2 me 5 për Kombëtaren e Francës, e cila me këtë fitore siguron kualifikimin tutje./Lajmi.net/

  


Teilen: