Thursday, 19. March 2026
Sport

“Ishte kafshë e vërtetë”, Ibra flet për “Perandorin” Adriano: Mund të bëhej më i miri, është për të ardhur keq se si…

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për “My Greatest 11”, ku u ndal edhe tek “Perandori” Adriano. Ai tregoi se si braziliani mund të ishte një ndër më të mirët por për fat të keq nuk ja doli.

122792077_129533198915509_2786369407583449581_n

“Kam luajtur me kampionë të mëdhenj, lojtarë që tashmë ishin fantastikë ose që janë bërë numri një. Dhe një që e ndjeva që mund të bëhej më i mirë, ishte Adriano tek Interi, por më pas nuk ia doli. Kur mbërrita i thashë presidentit ta mbante sepse ai ishte sulmuesi me të cilin doja të luaja. Ai ishte një kafshë e vërtetë, mund të gjuante nga çdo kënd, askush nuk mund ta ndalonte. Për fat të keq nuk zgjati shumë, është turp që nuk e la aq shpejt futbollin”, deklaroi suedezi tashmë i tërhequr nga futbolli.

Ata të dy kanë luajtur për gati 3 vite tek Interi. Rikujtojmë që Adriano vari këpucët në gozhdë në vitin 2016 pas eksperiencës së fundit me Majemi Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: