Pjesë e Beshiktashit, që eliminoi Tiranën me rezultat të përgjithshëm 5-1, ishte edhe Daniel Amartey, që deri pak muaj më parë ishte pjesë e Leicester City-t në Premier League, skuadër me të cilën fitoi titullin historik të sezonit 2015-2016.
I pyetur nga gazetarët e SuperSportit, Stefa e Rexha, se si e pa skuadrën e Tiranës, mesfushori nga Gana deklaroi:
“Skuadër e fortë, na vuri në vështirësi. Tirana luajti mirë më topin në të dyja ndeshjet, ishte agresive, por ne fituam.”
Nga Leicesteri të Beshiktashi, Amartey kërkon të fitojë trofe në futbollin ballkanas.
“Kam kujtime të mira nga suksesi në Premier League me Leicesterin, tani jam pjesë e Beshiktashit dhe shpresoj të fitoj me këtë skuadër, por ne shikojmë ndeshje pas ndeshjeje.”