Mbrëmjen e kësaj të hëne. Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Për këtë sfidës, tekniku Sylvinho ka vendosur, që t’i japë mundësinë për të qenë të paktën në stolin e Kombëtares, “fantazistit” të Goteborg, në kampionatin suedez, Arbnor Muçollit, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me skuadrën e tij të re.
Në ndeshjen ndaj Moldavisë, Muçolli u la në tribunë, pasi trajneri në 23-she zgjodhi qendërmbrojtësin, Jon Mersinaj mirëpo sot, Muçolli është kthyer në 23-she dhe pritet të ketë hapësira në pjesën e dytë të sfidës ndaj Ishujve Faroe.
Për t’i bërë vend lojtarit, Silvinjo ka vendosur që pikërisht Mersinaj të jetë ai që do të përfundojë sot në tribunë, në mënyrë që Muçolli të përfshihet në protokollin e ndeshjes ku lejohen 23 lojtarë, ndërsa trajneri brazilian ka grumbulluar 24 futbollistë /i.m /abcnews.al