• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ishte njeriu i ndeshjes kundër Stuttgartit, Juventusi i rinovon zyrtarisht kontratën

23/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mattia Perin ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Juventusin deri në qershor të vitit 2027. Juventusi e konfirmoi marrëveshjen e re me portierin Italian me një deklaratë zyrtare këtë të mërkurë.

“Mattia Perin do të vazhdojë aventurën e tij me Juventusin deri më 30 qershor 2027”, shkruhet në deklaratën e bardhezinjve.

 “Është një rinovim i kontratës që është zyrtarizuar sot, pasi u shpall njeriu i ndeshjes, të marten, kundër Shtutgartit, madje edhe duke pritur një penallti, por që fatkeqësisht nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen e parë të klubit në të gjitha garat në këtë sezon.

Mattia ka qenë lojtar i Juventusit që nga viti 2018 dhe me përjashtim të një periudhe një vit e gjysmë – nga janari 2020 deri në verën e vitit 2021 në huazim te Genoa – ai ka mbrojtur gjithmonë portën tonë me karizëm dhe përkushtim në 51 ndeshje, por rëndësia e tij shtrihet përtej fushës.

Qëndrimi i tij ‘të mos dorëzohet kurrë’ mishëron plotësisht shpirtin e Juventusit. Dhe për këto arsye, dhe shumë të tjera, ne jemi të emocionuar të vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku.

“Urime, Mattia!”

Next Post

Nëntori do jetë muaji i boksierit shqiptar, Arnold Gjergjaj lufton për titull Europe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.