Monday, 30. March 2026
Sport

Ishte pranë kalimit tek Bajerni, Boateng zbulon të vërtetën: Tuhel më donte, por…

GS 05/02/2024 1 Min. Lesezeit

Zherong Boateng ishte shumë pranë Bajern Mynihut në afatin kalimtar të dimrit, por çështjet e hapura gjyqësore kundrejt lojtarit me tipare defensive ndikuan negativisht.

hi-res-dacbb59afd13731aa39b11ab85bfa07a_crop_north

Tashmë, në pozitën e lojtarit te Salernitana ka folur për këtë çështje: “Tomas Tuhel më donte në ekip, por nuk kishin të njëjtin mendim edhe drejtuesit, si përfundim u prish si operacion. Ndaj bavarezëve do jem falënderues përgjithmonë”, tha Boateng.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: