• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ishte pranë Milanit, tifozët ndalojnë nënshkrimin e Lopetegui

01/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julen Lopetegui nuk do të jetë trajneri i Milanit. Ndonëse kuqezinjtë kishin një akord paraprak me trajnerin e njohur spanjoll, në fund kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe shkak për këtë janë bërë tifozët.

Këta të fundit kanë shprehur gjithë kundërshtinë e tyre në rrjetet sociale, duke mos miratuar spanjollin si të duhurin për stolin e Milanit dhe kaq ka mjaftuar që drejtuesit e klubit, me në krye Ibrën, të bëjnë një hap pas dhe të heqin dorë nga Lopetegui.

Tifozët e Milanit krijuan edhe një hashtag “#Nopetegui”, i cili shumë shpejt mori miliona shpërndarje, sinjal ky i qartë për drejtuesit që të hiqnin dorë nga spanjolli.

Ndërkohë është kthyer fuqishëm në garë Domenico Tedesco, aktualisht trajner i Belgjikës, i cili më herët ka drejtuar edhe gjermanët e Leipzig, ku ka bërë mjaft mirë.

Emra të tjerë që kanë fituar pikë së fundi janë edhe italiani De Zerbi e francezi Galtier, teksa te Milani duken të vendosur të gjejnë trajnerin e ri Brenda muajit maj, në mënyrë që të nisin ndërtimin e skaudrës për sezonin e ri, bashkë me të.

Ndërkohë, mund të quhet e sfumuar ëndrra për të sjellë në Milano Antonio Conten, i cili jo vetëm që ka kërkuar një pagë të lartë, por edhe investime në shifra që kuqezinjtë nuk mund t’ia premtojnë për momentin.

Next Post

Inter bën gati rinovimet e rëndësishme/ Inzaghi i pari, mës Lautaro dhe Barella do të “blindohen”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.