• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Islam Makhachev i pandalshëm – mbron me sukses titullin e peshave të lehta

19/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Islam Makhachev e ka mbrojtur me sukses rripin e peshave të lehta pasi e mposhti brazilianin Renato Moicanon që në raundin e parë.

Luftëtari rus i arteve marciale të përziera (MMA) pati nevojë për jo më shumë se katër minuta e pesë sekonda, për të marrë fitoren e 15-të radhazi në Kalifornia.

Makhachev, i cili ka një rekord prej 27 fitoresh dhe një humbje, me stilin e tij të zakonshëm e mposhti me lehtëi kundërshtarin Brazilian.

Ai ka fituar më së shumti tituj në këtë divizion me pesë të tillë dhe tashmë ka arritur atë që asnjë luftëtar se ka bërë më parë – e ka mbrojtur me sukes katër herë rripin e tij.

“Më pëlqen ky rrip. Nëse dikush e do këtë rrip, ejani në kafaz”, tha Makhachev pas përfundimit të duelit.

Kujtojmë se Makhachev në fakt ka qenë e paraparë që të ndeshet me Arman Tsarukyan, por ky i fundit u detyrua të tërhiqej të premten për shkak të dhimbjes së madhe në shpinë.

Moicano i cili vjen nga Brazili, erdhi në këtë duel me nëntë fitore në 10 luftat e tij të fundit, por që në fund doli të mos ishte një kundërshtar i denjë për Makhachev.

Next Post

“Thyhet” Kamavinga, tri javë jashtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.