Vikingur Reykjavik do të jetë kundërshtari i Egnatias në Conference League, në rast eleminimi nga Borci.
Me këto të fundit do të vendoset kualifikimi sonte në 21:00, ndërsa sfida e parë në Bosnjë përfundoi në humbjen 1:0.
Vikingur Reykjavik do të ishte kundërshtari i dytë që vihej përballë klubeve të Superiores këtë sezon.
Kujtojmë se Vllaznia “peshkoi” Valurin në turin e parë të Conference League.
Gjithsesi besimi tek Egnatia qëndron për kalimin në turin e dytë të Champions League.
Atje do të gjenin PAOK. Tashmë mbetet vetëm të mbyllet ndeshja e mbrëmjes, për të shuar dilemat e Egnatias.