Tuesday, 2. June 2026
Sport

Ismael Saibari do të jetë goditja e parë e Bayern-it në merkato

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas dështimit në tratativat për Gordon, i cili përfundoi në Barcelonë, FC Bayern është fokusuar në një tjetër objektiv.

Emri i Ismael Saibari-t është një kandidaturë e fortë për repartin e avancuar të kampionëve të Gjermanisë.

Fantazisti i PSV Eindhoven me sezonin e fundit që ka bërë duket se ka bindur drejtuesit e Bayern-it, të cilët mendojnë se tani është gati për hapin e madh.

Saibari në sezonin që u mbyll vetëm pak ditë më parë ka qenë lojtari më i mirë i ekipit të Eindhoven-it duke shënuar 19 gola dhe dhuruar 9 asist në 37 ndeshje.

25-vjeçari i lindur në Spanjë, por që përfaqëson Marokun, ka shënuar edhe një gol përballë Bayern-in në një ndeshje të vlefshme për fazën në gurp të Champions League 2025-2026.

Teilen: