Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do ta vazhdoj karrierën në Serie A të Italisë.
28-vjeçari, do të jetë pjesë e skuadrës së Torinos, me të cilën ka arritur marrëveshje dhe po pritet vetëm zyrtarizimi.
Në parim, palët janë dakorduar dhe ka mbetur që Ismajli ti nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se të prezantohet te Torino.
Te skuadra e Torinos, Ismajli do të transferohet si lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Empolin, ekip që sezonin e ri do të bëjë gara në Serie B.
Ismajli me Torinon do të firmos kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 1.1 milionë eurosh.
Ai ishte ndër mbrojtësit më të kërkuar në këtë afat kalimtar pasi kishte oferta jo vetëm nga klubet e Italisë, por edhe ato të Turqisë.
Megjithatë, në fund, Ismajli zgjodhi Torinon ku pritet të jetë lojtar i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.
Ismajli prej vitit 2020 bën karrierë në elitën e futbollit italian, fillimisht te Spezia dhe pastaj tek Empoli, ekip për të cilin sezonin e shkuar regjistroi 29 ndeshje kampionale.