Monday, 19. January 2026
Sport

Ismajli me Empolin e mposhtin ekipin e Jerome Boatengut

GS 09/02/2024 1 Min. Lesezeit

Jerome Boateng me Salernitanën patën një mbrëmje të keqe, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 3:1 nga Empoli.

Boateng është zëvendësuar në minutën e 59-të.

Lojtari nga Kosova, Ardian Ismajli, reprezentues i Shqipërisë, është  paraqitur standard për Empolin, në fitoren e madhe.

Zanoli në minutën e 23-të shënoi autogol, NIang (88’ – nga penalltia) e Cancellieri (90+4’) për Empolin dhe Weissman realizoi (69′) për vendasit.

Pas javës së 24-të në Serie A, Empoli është në vend të 15-të me 21 pikë e Salernitana në të 20-tin me 13 sosh.

Teilen: