Tuesday, 14. April 2026
Sport

Ismajli mungon në duelin Cremonese – Torino

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Torinos do ta ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjen kundër Cremoneses, që luhet këtë javë në kuadër të kampionatit italian.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto D’Aversa për shkak të suspendimit.

Ndeshja Cremonese – Torino, luhet të dielën në mesditë dhe i takon xhiros së 33-t të Serie A të Italisë.

Ismajli është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Torino pasi në ndeshjet e fundit ishte ndër më të mirët në fushë dhe mungesa e tij në mbrojtje ndaj Cremoneses do të ndihet.

Në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale, ku Ismajli ishte i pazëvendësueshëm, Torino ka regjistruar katër fitore karshi dy humbjeve.

Deri më tani, Ismajli ka 23 paraqitje në kampionat dhe një asistim kurse Torino me 39 pikë zë vendin e 12-të në tabelë.

Teilen: