• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ismajli në dyshim për Anglinë

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë rrezikon ta humb njërin prej titullarëve për ndeshjen kundër Anglisë.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili ishte projektuar nga selektori Sylvinho për të luajtur përkrah Berat Gjimshitit në qendër të mbrojtjes.

Ismajli ka lënë në gjysmë stërvitjen e fundit për shkak të dhimbjes dhe pas konsultimeve me mjekun, ai do ti vazhdoj stërvitjet në palestër.

Mësohet se Ismajli ka dhimbje muskulore dhe duket se ende nuk është 100 për qind i gatshëm për të luajtur kundër Anglisë.

Ismajli edhe më herët ka pasur telashe me lëndimet, ku i ka munguar Empolit në disa ndeshje por që së fundmi është rikthyer për të qenë i gatshëm për Shqipërinë.

Megjithatë, duket se mbrojtësi i Empolit nuk do të jetë në gjendje të luaj kundër Anglisë, ndeshje kjo që i takon kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe luhet të premten mbrëma në Londër.

Next Post

Kryesuesit e Cleveland humbasin edhe ndaj Clippers

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.