Tuesday, 27. January 2026
Sport

Ismajli rrezikon Poloninë, mbrojtësi kuqezi do të qëndrojë të paktën një muaj jashtë

GS 27/01/2026 2 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli u është nënshtruar analizave pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit të kampionatit italian me Torinon dhe rezultati nuk është aspak i mirë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka një problem muskulor në kofshën e djathtë dhe trajneri Silvinjo duhet të shqetësohet.

“Koha e rikuperimit për mbrojtësin do të përcaktohet në bazë të ecurisë klinike të dëmtimit, por lojtari me siguri do të humbasë ndeshjet e ardhshme”, – shkruhet në njoftimin e Torinos në faqen zyrtare sa i takon situatës së Ismajlit.

Nuk ka një kohë të saktë rikuperimi, apo edhe se sa ndeshje do të humbasë mbrojtësi, por kuptohet që mbrojtësi titullar i Torinos do të qëndrojë jashtë fushave të paktën një muaj. Duke llogaritur edhe kohën që duhet për të kapur formën optimale, Ismajli rrezikon shumë për ndeshjen e Play-off-it të Botërorit  me Poloninë në muajin mars.

Trajneri Silvinjo shpreson të mos ketë dëmtime para sfidës me polakët, sidomos të lojtarëve me eksperiencë dhe që luajnë në kampionate të forta, siç është rasti i Ismajlit. Për qendrën e mbrojtjes, përveç Ismajlit, trajneri bralizian ka lojtarë si Gjimshiti, Ajeti e Kumbulla.  

Teilen: