• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ismet Krasniqi pritet të rizgjidhet në krye të KOK-ut, vetëm një kandidat për president

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti aktual i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, pritet ta fitojë edhe një mandat katërvjeçar për ta drejtuar organizatën kryesore sportive në vend.
Krasniqi, deri më tani është kandidati i vetëm për president. Njëri prej nënpresidentëve aktualë të KOK-ut, Milaim Kelmendi, kishte njoftuar se do të kandidonte për president, por ndërkohë ka ndryshuar mendje.
Të martën mbrëma Komisioni Zgjedhor i KOK-ut njoftoi federatat sportive me kandidaturat e deritashme. Kandidaturat paraqiten pikërisht nga federatat. Dhe në raportin e këtij komisioni shkruan që kandidatura e vetme për kryetar është ajo e Ismet Krasniqit. Ai mori drejtimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në vitin 2021. Më parë kishte drejtuar Federatën e Karatesë së Kosovës. Sipas raportit, Krasniqi bazën deleguese e ka nga atletika.

Për nënpresidentë të KOK-ut deri më tani kanë kandiduar Arben Fetahu i basketbollit, Fatmir Makolli i kikboksit, Gazmend Maxhuni i triatlonit, Gentiana Beqa Ahmeti e volejbollit, Milaim Kelmendi i skijimit dhe Musa Selimi i sportit universitar. KOK-u i ka katër nënpresidentë.

Për anëtarë të Bordit Ekzekutiv kandidaturë kanë paraqitur Astrit Hasani (peshëngritje), Agron Dida (autosporte), Agron Dubovci (sporti shkollor), Avni Nuha (çiklizëm), Avni Kuçi (aeronautikë), Bahri Gjinovci (volejboll), Bashkim Haxhimusa (not), Besire Domaniku (mundje), Bujar Turjaka (skijim), Florian Miftari (basketboll), Halil Sylejmani (atletikë), Jeton Hadërgjonaj (tenis), Teuta Beselica Berbati (ragbi) dhe Vjollca Krasniqi (futboll).

Asambleja Zgjedhore e KOK-ut mbahet më 7 shkurt.

Derisa garë për president nuk ka, gara për nënpresidentë dhe anëtarë të Bordit vlerësohet shumë e fortë. Dhe lista e kandidatëve nuk është përfundimtare. Pritet të shtohen edhe disa kandidatë për nënpresidentë e anëtarë të bordit nga federata që i kanë kuvendet zgjedhore këtë javë.

Ka diskutime të shumta lidhur me bazën deleguese të disa kandidatëve e po ashtu për tendencën për rritje të ndikimit në KOK të mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit.

Next Post

Paul Breitner këshillon Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.