Saturday, 14. February 2026
Sport

Ismet Munishi nga inati, e quan “palaço” Ilir Dajën: E keni bërë Pep Guardiolë

GS 23/05/2023 1 Min. Lesezeit

Ilir Daja është kryefjalë e çdo medie sportive në Kosovë. Trajneri kryeqytetas arriti të fitonte titullin e dytë radhazi për skuadrën e Ballkanit. Një deklaratë e fortë vjen pikërisht nga Kosova për Dajën.

Duket si ajo historia e “Dhelprës me rrushtë” që kur nuk i arriti, tha që nuk i donte. Ismet Munishi, ish-trajneri i njohur kosovar më shumë për deklaratat e tij se sa punën në fushën e blertë, e ka cilësuar teknikun kryeqytetas, kampionin e Suharekës si “palaço” ose hajn. Në një emision televiziv, ai tha:

  

“Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve”, e keni bërë Ilir Dajën sikur të jetë Guardiola, është një trajner që dështon në çdo merkato, është palaço ose hajn”, u shpreh Munishi.

@ngjonaj 🔴 “Shpërthen Munishi: “Ilir Dajën e keni bërë Guardiolë. Trajneri që dështon në merkato, është palaqo ose hajn” #rtvdukagjini #duelisportiv #kosovë #sportsnews #viral #tvshow #ismetmunishi ♬ original sound – ngjonaj

Teilen: