Thursday, 19. February 2026
Sport

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

GS 09/02/2026 1 Min. Lesezeit

Ismet Munishi edhe zyrtarisht është konfirmuar si trajner i ri i Lirisë. Vetëm një ditë pasi shkarkuan trajnerin Liridon Leci, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, që ishte i papunë që kur u largua nga Dukagjini i Klinës.

Vetëm dy rreshta i kanë mjaftuar klubit prizrenas për ta prezantuar njërin nga trajnerët më karizmatik.

“Mirë se vjen, Ismet Munishi! FC Liria mirëpret trajnerin e ri të ekipit të parë. Munishi është një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar”, shkruan në Facebook.

Munishi i cili kthehet në Ligën e Parë për të udhëhequr një ekip, pas Ferizajt dy vjet më parë, ai do të ketë detyrë të vështirë për ta kthyer klubin në Superligë. Aktualisht Liria është në vendin e gjashtë në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se lideria e ligës, Vushtrria.

Testi i parë i Munishit me Lirinë, do të jetë përballja në kuadër të Kupës, të mërkurën, në udhëtim te Gjilani.

Teilen: