• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Isnik Alimi emër i ri të përfaqësuesja A e Maqedonisë 

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Isnik Alimi, futbollisti i repartit të mesfushës që luan me Sepsin e Rumanisë është futbollist i ri i grumbulluar në përfaqësusesen A të Maqedonisë. 

Ish-futbollisti i Atalantës e Viçencas së Italisë, Shibenikut të Kroacisë dhe Gabalas së Azerbajxhanit, sot do të vihet në shërbim të ekipit përfaqësues në përgatitjet për ndeshjet me Italinë dhe Maltan. 

Alimi është duke luajtur standard në taborin e Sepsit në Rumani dhe me paraqitjet e shkëlqyeshme me ekipin e tij u imponua si profil lojtari që mund të shtojë konkurencën në mesfushën e përfaqësueses tonë. 

Në të kaluarën, Alimi paraqitej në ndeshje kualifikuese dhe turne zyrtarë për përfaqësueset U17 e U19 të Maqedonisë. 

“Alimi shënon paraqitje të shkëlqyeshme në kampionatin rumun me Sepsin.

Përvoja e tij dhe forma momentale mund vetëm të shtojë konkurencën në ekipin tonë dhe të na sjellë cilësi shtesë”, shprehet seleksionuesi Bllagoja Milevski. 

Isnik Alimi sot në orën 18:30 do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me përfaqësuesen A të Maqedonisë.

Next Post

Hidhet shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.