Edhe pse duhet ende 3 ditë nga takimi Itali-Shqipëri, kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e tyre.
Normalisht italianët janë favoritë dhe fitorja e tyre ka një koeficient 1.40. Ndërkohë, suksesi i kuqezinjve kuotohet 8.00.
Ndërsa barazimi 4.75. Sa i përket vlerës totale të kombëtares italiane sipas “Transfermarkt”, ajo arrin në 705 milionë euro. Për ta krahasuar me vlerën e Kombëtares shqiptare, padyshim që diferencat janë të dukshme, me ekipin kuqezi që vlen 111 mln euro.
PANORAMASPORT.AL