Italia, Buffon po mendon për play off: Nuk jam nervoz, por…
Në ditëlindjen e tij të 48-të, Gianluigi Buffon e riktheu fokusin e tij te play off-et që do të përcaktojnë fatin e vendit të tij, nëse do të shkojë në Kupën e Botës. Italia do të garojë më 26 mars kundër Irlandës së Veriut, një ndeshje e vetme, dhe do të përpiqet të kualifikohet për në finale kundër fituesit të ndeshjes Uells – Bosnje Hercegovinë.
Gjatë një interviste për Rai Radio1, i ftuar në programin “Un Giorno da Pecora”, Gianluigi Buffon foli për gjendjen e tij mentale ndërsa i afrohet ndeshjeve të marsit, që mund t’i lejojë ekipit të Gennaro Gattusos të sigurojë kualifikimin e lakmuar: “Nervoz për fazën play off të Kupës së Botës? Jo nervoz, por sigurisht që po mendoj për këtë. Është puna jonë, objektivi ynë dhe fitoret duhet të përgatiten”, theksoi kreu i delegacionit italian.