Italia siguroi mes vuajtjesh kualifikimin në Europian, që ishte i 11-ti në histori për të kaltrit. Barazimi 0-0 ndaj Ukrainës në stadiumin e Levekusen, solli kualifikimin e skuadrës së Spaletit, që e mbylli grupin me pikë të barabarta me Ukrainën.
Për sa i përket statistikave, vlen të theksohet se Gjermani dhe Spanja janë 2 kombëtaret që janë kualifikuar më shumë herë në historinë e Europianit. “Pancerat” kanë mundur të sigurojnë 14 herë kualifikimin, ndërsa iberikët 12 herë.
PANORAMASPORT.AL