Legjenda italiane, Arrigo Saki, ka dhënë së fundmi një prononcim në lidhje me situatën aktuale te kombëtarja italiane, në prag të startit të Europianit. Sipas Sakit, të kaltrit duhet të luajnë me seriozitet dhe vendosmëri përballë Shqipërisë si dhe ndaj Spanjës dhe Kroacisë. Ai gjithashtu theksoi se gjëja që i jep më shumë qetësi është prania e trajnerit Spaleti.
Së pari do të luajmë me Shqipërinë, pastaj me Spanjën dhe Kroacinë. Të gjitha këto ndeshje duhet të luhen me seriozitet maksimal dhe vendosmëri. Puna e trajnerit është e komplikuar, ai ka pak kohë për t’u përgatitur për Europianin. Por unë jam i bindur se ai është njeriu i duhur, në vendin e duhur.
Gjëja që më jep më shumë qetësi është prania e Spalettit. Besoj se është trajner i madh, i aftë për të dhënë një lojë të bukur. Ai e tregoi këtë me Napolin dhe mendoj se djemtë që ai ka zgjedhur për Euro 2024 do të bëjnë ndonjë surprizë”, deklaroi Saki.
PANORAMASPORT.AL