Saturday, 11. April 2026
Sport

Italia, fitore 9-0 përballë Norvegjisë ose do të luajë në Play Off

GS 14/11/2025 2 Min. Lesezeit

Pas fitores së ngushtë dhe zhgënjyese kundër Moldavisë, Italisë do t’i duhet të mposhtë Norvegjinë 9-0 ose me një rezultat më të thellë për të siguruar kualifikimin direkt për Kupën e Botës.

Arritja e këtij objektivi është thuajse i pamundur, prandaj në kampin italian po mendojnë më shumë për ndeshjet e Play Off-it dhe kanë filluar të studiojnë kundërshtarët e mundshëm për marsin.

Midis skuadrave kandidate për Play Off, aktualisht, janë dy ankthe të vjetra nga e kaluara: Suedia dhe Maqedonia, kjo e fundit një kundërshtare e mundshme në finale sipas parashikimeve aktuale. Le t’i hedhim një vështrim më të afërt rregullave dhe sfiduesve të mundshëm për “të kaltrit”.

Ekipi i Gattusos (në Vazon 1) do të luajë gjysmëfinalen e Play Off në shtëpi kundër njërës prej katër ekipeve që kanë rënë nga Liga e Kombeve, të cilat aktualisht janë: Uellsi, Rumania, Suedia dhe Irlanda e Veriut.

Finalja do të luhet kundër njërës prej ekipeve në Vazon 2 ose Vazon 3, të cilat aktualisht janë: Skocia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Shqipëria (Vazon 2) dhe Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova (Vazon 3).

Teilen: