Friday, 10. April 2026
Sport

Italia gjen trajnerin e përkohshëm pas largimit të Gattusos

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Italisë ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Gennaro Gattusos.

Bëhet fjalë për Silvio Baldinin, i cili merr drejtimin e seniorëve përkohësisht për ndeshjet e qershorit.

Baldini, është po ashtu trajner i U-21shave të Italisë, që nga qershori i vitit të kaluar.

Ai do të menaxhojë “Azzurët”, në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë që luhen më 3 dhe 7 qershor.

Teilen: