Penalltitë nderojnë Italinë, e cila kështu është gjysmëfinaliste e Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për djem, që është duke u zhvilluar në Qipro dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Anglia ka bërë një ndeshje me ritëm të lartë që në startin e saj, rrjedhojë e së cilës ishte dhe goli i Nuanerit në të 16’. Mirëpo në një aksion individual Liberali, kjo mes katër mbrojtësve anglezë, në të 29’ barazon në 1-1.
Një rezultat që do të qëndrojë i tillë deri në vërshëllimën e fundit të Minakoviç. Longoni është shpëtimtari i Italisë, jo vetëm në lojë, por dhe tek penalltitë, teksa ka pritur gjuajtjen e Harrison dhe në fund 5-4 për të kaltërit.
Tanimë Danimarkë – Itali dhe Serbi – Portugali, kjo e fundit eleminoi Poloninë, të cilën e mundi 2-1, janë çiftet e gjysmëfinaleve të dielën e 2 qershorit. Finalja e madhe luhet më 5 qershor për të përcaktuar kështu fituesen e edicionit të 21-të të Europës për moshën deri në 17 vjeç në futboll për djem.