Saturday, 4. April 2026
Futboll

Italia jashtë Botërorit, shpërthen Totti: Po përballemi me turpin më të madh, ky është poshtërim

GS 04/04/2026 2 Min. Lesezeit

Francesco Totti, legjenda e Romës dhe e futbollit italian, nuk i kurseu kritikat për mungesën e Italisë në tre Botërorë radhazi. Ai kujtoi epokën e fundit kur Italia shkëlqente në arenën më të madhe: “Të fundit që mbaj mend në Botëror… ishin luftëtarë. Burra me vendosmëri, fokus dhe sakrificë. Nuk kishte shpërqendrime, nuk kishte obsesion me imazhin apo rrjetet sociale. Vetëm futboll, vetëm krenari, vetëm përgjegjësi për fanellën. Ajo skuadër e 2014-ës ishte si romakët në histori; e disiplinuar, e frikshme dhe e respektuar. Atëherë Italia ishte vërtet Italia”.

Por realiteti i tanishëm është ndryshe: “Sot, më dhemb ta them, e kemi humbur atë identitet. Shumë lojtarë ndihen rehat, të shpërqendruar, tatuazhet, jeta e famës. Fokusi ka humbur, uria po zhduket”.

Totti e përfundon me një mesazh të fortë për të gjithë: “Dhe tani përballemi me turpin më të madh, mungesën në Botëror për HERËN E TRETË radhazi. Për një komb si Italia, ky nuk është vetëm dështim, por poshtërim, sepse talenti nuk mjafton kurrë. Pa mentalitet, pa disiplinë, pa krenari… nuk ke asgjë”.

Teilen: