• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italia kundër Maqedonisë

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia e Luciano Spallettit, këtë mbrëmje do të sfidojë Maqedoninë e Veriut në “Olimpico” të Romës. Një ndeshje mjaft e rëndësishme, por jo vendimtare për kualifikimin në finalet e “Euro 2024”.

Pavarësisht se si do të shkojë sot, axurrët do duhet të marrin një rezultat pozitiv në Leverkusen, të hënën, ndaj Ukrainës.

Nëse sot marrin fitoren, pas tri ditësh do të mjaftojë një barazim për kampionët e Europës në fuqi.

Në letër nuk ka vështirësi për kualifikim, por fushat e lojës shpesh kanë dëshmuar tjetër gjë. Nga njëra anë kemi kampionët e Europës, në vendin e nëntë të renditjes së FIFA-s, nga ana tjetër një kombëtare që zë vendin e 66-të. Megjithatë, precedentët nuk i lejojnë axurrët ta bëjnë gjumin të qetë.

Në fakt, bilanci flet për precedentë krejtësisht të barabartë: një fitore për secilën kombëtare dhe dy barazime. Por, humbja e axurrëve është e dhimbshme. Në Palermo, Maqedonia e Veriut fitoi 1-0 në mars 2022, me një gol të vonë të Trajkovski, duke i lënë italianët jashtë finaleve të “Katar 2022”.

Precedenti i fundit ishte një barazim, tashmë me Spallettin në stol. Kjo ndeshje i përket të njëjtës fushatë kualifikuesesh, Maqedonia e Veriut-Itali 1-1, luajtur më 9 shtator të këtij viti në Shkup, me golat e Immobile dhe Bardhit.

09.10.2016 – Maqedonia e Veriut-Itali 2-3 (kualifikueset e Kupës së Botës 2018)

06.10.2017 – Itali-Maqedonia e Veriut 1-1 (kualifikueset e Kupës së Botës 2018)

24.03.2022 – Itali-Maqedonia e Veriut 0-1 (kualifikueset e Kupës së Botës 2022)

09.09.2023 – Maqedonia e Veriut-Itali 1-1 (kualifikueset e Euro 2024)

Next Post

​Kualifikimi i Shqipërisë do të sjellë festë të madhe në Tiranë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.