Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm të keq në ditën e parë të grumbullimit për fazën “play-off” të kualifikimit të Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi i krahut, Federico Chiesa është larguar të hënën në mëngjes nga grumbullimi për t’u kthyer te skuadra e Liverpoolit në Angli shkaku i gjendjes fizike.
Kështu që, futbollisti i Liverpoolit nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Gennaro Gattuso për ndeshjen gjysmëfinale kundër Irlandës së Veriut, që luhet të enjten mbrëma.
Në vend të Chiesas, selektori Gattusso ka ftuar futbollistin e Bolognas, Nicolo Cambiaghi, i cili menjëherë është bashkuar në stërvitje me Italinë.
Krahas mungesës së Chiesas, tek Italia në dyshim për duelin kundër Irlandës së Veriut mbetet edhe mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni që është grumbulluar me ekipin por është në kujdesin e stafit mjekësor.