• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italia me pak ide, Portugalia dhe Zvicra bëjnë “poker”

04/06/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Italia e nis rrugëtimin drejt Euro 2024 me një barazim bosh. Dhjetë ditë para fillimit të turneut, djemtë e Spallettit nuk shkuan më shumë se 0-0 me Turqinë, duke treguar ende diçka për t’u përmirësuar në nivel tekniko-taktik dhe fizik.

Në Bolonja në pjesën e parë, ritëm i ulët, hapësira të mbyllura dhe pak cilësi me Cristante që bën lëvizjen më të rrezikshme duke goditur shtyllën me kokë. Në pjesën e dytë, italianët rritën pak ritmin dhe  qendrën e gravitetit, por idetë janë të pakta, rezultati mbetei i mbërthyer në 0-0.

Në miqësoret e tjera, në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024, buzëqeshin Portugalia dhe Zvicra, të cilat mundën përkatësisht Finlandën (4-2) dhe Estoninë (4-0). Portugezët fituan falë Bruno Fernandes (dopietë), Ruben Dias dhe Diogo Jota.  Për Zvicrën në suksesin 4-0 morën pjesë: Zuber 20’, Amdouni 47’, Elvedi 63’ dhe Shaqiri 70’ me penallti.

Austria mposht Serbinë e Vlahovicit 2-1, rezultat i njëjtë për Irlandën ndaj Hungarisë. Historia e Josip Ilicic është e mrekullueshme: rikthehet në kombëtare, hyn në lojë në minutën e 59-të dhe pas katër minutash vendos Slloveni-Armeni 2-1.

 

Next Post

Kosova mban seancën e fundit stërvitore para duelit me Norvegjinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.