Një pritje ndaj Daniele De Rosit, e ndjekur nga një tjetër ndaj Di Natales, i la Çesk Fabregasit përgjegjësinë për të ndihmuar ekipin spanjoll t’i jepte fund mallkimit të çerekfinaleve. Iker Kasijas ishte në portë dhe që atu nisi të krijojë një legjendë pothuajse hyjnore me vendin e tij bazuar në pritjet e jashtëzakonshme në momentet kyçe.
“I shenjti” është simboli i një brezi që është rritur duke parë mrekullitë e Ikerit në portë atë natë të vitit 2008. Legjenda e futbollit spanjoll vuri gurin e parë për një brez që do të përfundonte duke marrë çelësat që i jepnin akses për tu ngjitur në Olimpin e futbollit. Afro 16 vjet më pas përsëri Spanja dhe Italia gjenden përballë mes tyre në një Kampionat Europian.
Dhe gazeta “Marca” i ka marrë një intervistë ishportierit të kombëtares spanjolle, i cili arriti të gdhendë emrin e tij me shkronja të arta në historinë e sportit si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Me botën e futbollit të “paralizuar” nga “Euro 2024”, pak zëra janë aq të autorizuar për të analizuar Spanjën sa portieri që fitoi tre tituj radhazi. Çerekfinalja kundër Italisë, gjysmëfinalja kundër Rusisë në “Euro 2008”, finalja e Kupës së Botës kundër Holandës në 2010 apo çerekfinalja kundër Francës në “Euro 2012″… janë disa nga momentet që Kasijas ka lënë në kujtesën e çdo spanjolli.
Mendoj se nëse i them ndonjë spanjolli që i pëlqen futbollikëto dy fjalë (Spanjë-Itali), të gjithë kanë të njëjtin kujtim të vitit 2008. Por, çfarë i vjen në kokë Kasijasit?
Ajo sjell shumë kujtime dhe të gjitha janë shumë të bukura. Kjo ishte ndeshja që shënon historinë e skuadrës spanjolle. Jam i bindur se nëse nuk do të kishim arritur ta kalonim atë raund kualifikues, nudo të kishte ndodhur gjithçka që erdhi më pas.
Mbaroi mallkimi i çerekfinaleve…
Mendoj se përveç faktit që kishte një atmosferë shumë të mirë, që kishim vite që punonim për të, ai ekip që teorikisht nuk kishte një drejtues natyral, por përkundrazi ishim disa prej nesh që menaxhonim grupin. Mendoj se fryma u rrit me vazhdimin e turneut. Ne patëm një kualifikim të shkëlqyer, por në ndeshjen çerekfinale kundër Italisë e dinim që do të përballeshim kampionen e botës në fuqi. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe patëm dhe fatin me vete që na kishte munguar prej vitesh.
Diçka e ngjashme me atë që po përjeton skuadra e Luis de la Fuentes tani. Çfarë duhet të kapërcejnë për të besuar më shumë se kurrë se mund të arrihet një tjetër sukses?
Ajo që ju thashë më parë, punë çdo ditë. Spanja ka bërë një fushatë kualifikuese mjaft pozitive. E ka nisur me fitore Europianin dhe kjo ndihmon për të fituar më shumë besim. Mendoj se nëse do të ketë soliditet dhe pak nga pak më shumë besim në vetvete, atëherë dhe rivalët do ta shohin Spanjën me një sy tjetër. Mesazhi është i thjeshtë: rrituni dhe përballuni me vështirësitë në mënyrën më të mirë të mundshme, që është duke fituar.
Ai brez arriti gjithçka me tre tituj radhazi (2008, 2010 dhe 2012). Çfarë mungon për ta përsëritur?
Shiko, do të gabonim nëse do të krahasonim atë kombëtare me këtë aktuale, sepse ajo kombëtare nuk do të përsëritet kurrë. Kjo e tanishmja është një miks, më ngjan më shumë me grupin tonë të vitit 2008 atje ku nisi gjithçka.
PANORAMASPORT.AL