Trajneri Mançini pritet të bëjë disa lëvizje në formacion për ndeshjen e sotme. Gati janë Kayode dhe Doumbia, kurse në sulm Pio nuk preket.
Pak kohë dhe një ndryshim i madh që duhet bërë. Italia e trajnerit Roberto Mancini kthehet sot në fushë ndaj Turqisë për të harruar humbjen e shëmtuar të “Olimpico”-s kundër Belgjikës. “Axurrët” duhet të regjejnë besimin para sfidës së komplikuar ndaj Francës, që luhet të premten.
Në Bursa, kundër Turqisë pa yjet Calhanoglu dhe Yildiz të dëmtuar, është si një finale për t’iu larguar vendit të fundit dhe rrezikut të rënies direkt në Ligën B dtë Nations League. Manccini po tenton t’i japë një identitet skuadrës, ku një pjesë e grupit është rinovuar dhe një pjesë tjetër nuk ka fshirë ende fantazmat e Zenicës dhe dështimit të 3-të për t’u kualifikuar në Botëror.
Trajneri nuk heq dorë nga skema 4-3-3, por interpretuesit e ndeshjes së sotme do të ndryshojnë. Jo vetëm se në Coverciano kanë qëndruar 10 lojtarë, konkretisht Barella, Mancini, Coppola, Pessina, Kouadio, Ahanor, Inacio, Zoma, Riçi dhe Maldini.
Përpara Donnarumma-s do të jenë Kayode djathtas, Scalvini dhe Bastoni i rikthyer në qendër, si dhe njëri mes Calafiori-t dhe Ruggeri-t në të majtë.
Në mesfushë ka një shans për Doumbia, pas sinjaleve të mira ndaj Belgjikës. Pritet të luajë edhe Frattesi nga minuta e parë, përkrah Tonali. Doumbia duket se ka një avantazh ndaj Fagioli-t për formacionin. Në sulm konfirmohen Pio Esposito dhe Cambiaghi, kurse Kean duhet ta nisë nga stoli, duke i lënë vendin Raspadori-t në të djathtë.
Formacionet e mundshme
Turqia (4-3-3): Altay, Celik, Demiral, Kabak, Elmali; Ozacan, Arda Guler, Kokcu; Yunus, Baris Yilmaz, Can Uzun.
Italia (4-3-3): Donnarumma; Kayode, Scalvini, Bastoni, Calafiori; Frattesi, Tonali, Doumbia; Raspadori, Pio Esposito, Cambiaghi.