Thursday, 13. August 2026
Futboll

Italia në ankth për gjendjen e legjendës Franko Baresi, Milan mohon zërat dhe kërkon privatësi

GS 30/07/2026 2 Min. Lesezeit

Këto janë orë të vështira për Franco Baresi. Legjenda e kuqezinjve iu nënshtrua një operacioni për të hequr një nyje në mushkëri gushtin e kaluar dhe po përballet me kohë të vështira. Shëndeti i tij thuhet se është përkeqësuar shumë.

Ish-shokët e ekipit si Filippo Galli dhe zv.kryeministri, Matteo Salvini, kanë përdorur internetin për të shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ikonës së Milan, pas një thashethemi për ndarjen e tij nga jeta që u përhap në disa media dhe publikime online.

Por Baresi është ende duke luftuar dhe Milan po kërkon që privatësia e ikonës së klubit të respektohet, duke publikuar një mohim në X: “Milan mohon raportet e rreme që qarkullojnë në minutat e fundit në lidhje me Franco Baresi”.

“Franco po përballet me një moment delikat dhe klubi i qëndron pranë me dashuri, ashtu si edhe familja e tij. Ne i nxisim të gjithë të respektojnë privatësinë e tij dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e informacionit të pabazuar”, thuhet në deklaratë.

Pas komenteve të klubit, mesazhet dhe postimet për ndarjen e tij nga jketa janë fshirë, por mbeten orë të tëra shqetësimi dhe reflektimi, duke shpresuar që Baresi të fitojë edhe një betejë tjetër të vështirë.

Teilen: