Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ka postuar në “Instagram” një foto në shtëpinë e tij, në Remesa, duke uruar të gjithë të kalojnë një ditë të lumtur.
Por në postimin e tij nuk mund të mungonte një referencë për futbollin. Në postimin e tij, italiani shprehet se i ka kërkuar Babagjyshit mbështetjen për Kombëtaren.
“Këtë vit i kërkova Babagjyshit lumturinë dhe mbështetjen tuaj për ekipin kombëtar! Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ju”, ishte mesazhi i Spaletit, dje më 25 dhjetor.
PANORAMASPORT.AL