Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Italia në finalen e Europianit, Orsato favorit për të arbitruar

GS 08/07/2024 1 Min. Lesezeit

Daniele Orsato duket se do të jetë arbitri i finales së Euro 2024. Sipas ekspertëve të bilbilit arbitrit italian do t’i besohet ndeshja, e cila do të mbahet më 14 korrik në Berlin.

Deri më tani 48-vjeçari ka zhvilluar një turne të pastër pa shumë gabime të mëdha dhe është ky motivi, i cili shtyn UEFA ta vlerësojë duke i besuar një finale të rëndësishme.

Gara për këtë privilegj ka qenë mes tre emrave. Përveç Orsatos, UEFA kishte në vëmendje edhe Majkëll Oliver dhe Szymon Marciniak.

Teilen: