• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italia rikthehet pas 6565 ditësh në Berlin

27/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Zvicrës e vlefshme për raundin e 1/8-ave në EURO 2024.

Një përballje e cila do të luhet më 29 qershor në “Olympiastadion”, në Berlin, aty ku kujtimet edhe pse të largëta janë shumë të bukura për kampionët në fuqi të Europës.

Italia do të rikthehet në Berlin pas 6565 ditësh pas triumfit në finalen e Kupës së Botës vitin 2006, në finalen e madhe të luajtur më 9 korrik ndaj Francës.

Kombëtarja e drejtuar në atë kohë nga Marcello Lippi fitoi kupën e katërt të Botës në historinë, teksa tani, me Spalleti-n në krye, “blutë” kërkojnë biletën për në çerekfinalet e EURO 2024.

Në fazën e grupeve, Italia fillimisht luajti në Dortmund ndaj Shqipërisë, ndërsa ndaj Spanjës u vendosën në Gelsenkirchen dhe në fund ndaj Kroacisë, italianët luajtën në Leipzig, ndërsa në vitin 2006 stacioni i Berlinit ishte i fundit, por këtë herë Italia do të zbarkojë në raundin e 1/8-ave.

Next Post

Anglia, Bellingham: E di që ka shumë negativitet jashtë, por...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.