Mesfushori danez, Christian Norgaard, ka befasuar me deklaratën e tij të fundit, duke zbuluar se synon të largohet nga Arsenali në fund të kontratës, pavarësisht se iu bashkua klubit vetëm këtë verë.
31-vjeçari ka bërë deri tani vetëm një paraqitje me “Topçinjtë” dhe tashmë ka konfirmuar planet për t’u rikthyer te Brondby, klubi i tij i dikurshëm.
“Nëse do të qëndroj dy apo tre vjet te Arsenali, nuk është vendosur ende, por do të kthehem në Danimarkë kur të skadojë kontrata”, tha Norgaard në një intervistë për një botim danez.
Ai gjithashtu bëri të qartë se nuk do të luante për asnjë nga rivalët e Arsenalit: “Mund të garantoj se Arsenali do të jetë klubi im i fundit jashtë vendit. Dua të kthehem te Brondby kur të skadojë kontrata ime me Arsenalin”, tha Norgaard.
Me këtë deklaratë, duket se eksperienca e Norgaard te Arsenali do të jetë e shkurtër, dhe rikthimi te skuadra daneze është objektivi kryesor i mesfushorit për të ardhmen.
Danezi iu bashkua Arsenalit në verë pas gjashtë viteve të kaluara te Brentford, por po has në vështirësi të mëdha për të gjetur minuta nën urdhrat e Mikel Artetas dhe largimi i tij në verë duket i pashmangshëm.