Spanja ia doli të kalonte në gjysmëfinalet e Euro 2024, pasi mundi 2-1 Gjermaninë pas kohëve shtesë. Një gëzim i dyfishtë për spanjollët, pasi përveç kalimit të turit, theu edhe atë që ishte mallkimi më i madh i historisë së saj.
Spanjollët nuk kishin mundur asnjëherë në ndeshje me eliminim direkt në Europianë apo Botërorë skuadrën organizatorë të turneut, duke dalë gjithmonë të eliminuar nga ajo sfidë.
Seria kishte filluar me Italinë në vitin 1934, për të vazhduar me Brazilin në vitin 1950, përsëri Italinë në vitin 1980, Francën në vitin 1984, Gjermaninë në vitin 1988, Anglinë në vitin 1996, Korenë e Jugut në vitin 2002, Portugalinë në vitin 2004 dhe Rusinë në vitin 2018.
Tanimë në ndeshjen e 10 ndaj një skuadre organizatore, Spanja për herë të parë në histori ia doli të kalonte turin.
PANORAMASPORT.AL