Një rast interesant ka ndodhur mbrëmë në futbollin gjerman.
Mbështetësit e Hamburgut hynë në fushë pasi skuadra e tyre mundi Sandhausen 1-0, duke menduar se ishin promovuar në Bundesliga.
Por ndërsa festimet ishin duke u zhvilluar në fushë, Heidenheim, i cili ishte vetëm dy pikë prapa Hamburgut në tabelë, ishte ende duke luajtur kundër Regensburg.
Ata e arritën rikthimin nga 2:1 në 2:3 dhe siguruan promovimin, duke lënë kështu në gjysmë festën e tifozëve të Hamburgut.
Kaosi pasoi mes tifozëve të Hamburgut, me festimet që shpejt u kthyen në ankth pasi mbështetësit e kuptuan se në fund të fundit nuk ishin promovuar.
Për shkak të mënyrës unike të formulimit të kategorive gjermane, Hamburgu do të ketë ende shansin për t’u promovuar në një ndeshje play-off kundër ekipit të vendit të 16-të në Bundesligë, Stuttgartit.
Duke folur pas dramës, trajneri i Hamburgut, Tim Walter, ka reflektuar për fitoren, e cila pa dyshim do të ndihet si një humbje tani.
“Ne e bëmë punën tonë sot, por edhe Heidenheim”, tha ai. “Prandaj, ne ju përgëzojmë për promovimin tuaj./Lajmi.net/