• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ivan Balliu “ndal” Realin. Vallecano i merr barazimin madrilenëve, dështon parakalimi i Barcelonës

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit humbin një mundësi të mirë për të ushtruar presionin ndaj Barcelonës në klasifikimin e La Ligës. Kryeqytetasit u ndalën në një barazim 3 me 3 në transfertë kundër Rajo Vajekano, skuadër ku luajti 31 minuta edhe mbrojtësi i përfaqësueses sonë Ivan Balliu.

Ndeshje me shumë përmbysje ajo e luajtur ne fushën e Vajekanos. Vendasit shkuan deri në avantazh të dyfishtë falë golave të realizuar në minutat 4 dhe 36 nga Lopez dhe Mumin. Mirëpo Reali u zgjua dhe e mbylli në mënyrë të mrekullueshme pjesën e parë duke barazuar shifrat falë golave të Valverdes dhe Belingham.

Jo vetëm kaq, por në nisje të pjesës së dytë ishte Rodrigo i cili duke shfrytëzuar pasimin e Arda Gyler kaloi në avantazh për herë të parë miqtë. U duk një ndeshje e vendosur në shinat e duhura për skuadrën e trajnerit Anceloti.

Mirëpo 8 minuta më vonë ishte Palazon që ndëshkoi Los Blankos duke barazuar shifrat në 3 me 3. Me gjithë përpjekjet e mëdha deri në fund, Reali nuk mundi të fitojë ndeshjen duke dështuar të parakalojë të paktën përkohësisht Barcelonën. /vizionplus.tv

Next Post

U rendit e dyta në Botëror, kryebashkiaku Veliaj pret skiatoren Lara Colturi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.