Friday, 10. April 2026
Sport

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldo-s!

GS 10/04/2026 2 Min. Lesezeit

Ajo që ndodh në fushë në Saudi Pro League është denoncuar tashmë edhe nga protagonistët e tjerë të këtij kampionati. Sulmuesi i Al-Ahli,

Ivan Toney, ka vendosur që të bëjë akuza publike në drejtim të zyrtarëve të kompeticionit, të cilët sipas tij po favorizojnë Al-Nassr e Cristiano Ronaldo-s.

Sulmues i Al-Ahli shpërtheu pas barazimit 1-1 me ekipin e Al-Fayha. Rezultati i këtij takimi ka lënë ekipin e Toney-t në vendin e tretë në renditje me dy pikë më pak se skuadra e CR7-ës, e cila ka edhe një duel për të rikuperuar.

Toney, i cili shënoi golin e 27-të sezonal në barazimin me Al-Fayha, akuzoi se formacionit të tij iu mohuan disa penallti.

Sulmuesi anglez zbuloi se në momentin që ai dhe shokët e tij të skuadrës iu afruan arbitrit për t’i kërkuar llogari për vendimet që kishte marrë gjatë ndeshje, kryesori u kithë thënë se Al-Ahli duhej që të fokusohej te AFC Champions League ose ndryshe Champions League Azitike.

“Unë mendoj se duhet që të diskutojmë gjatë për dy penalltitë e mohuara. Ishin penallti të pastra pasi kundërshtari preku topin me të dy duart. Kur u ankuam pranë arbitrit na ftoi që të fokusoheshim në Champions League-n aziatike. A ka ndonjë person që të më shpejgojë nëse kjo që po them është diçka normale?”, tha Toney pas ndeshjes.  

“Nëse doni që të shkoj edhe më tej, unë shkoj edhe më tej edhe pse mund të rrezikoj shumë në planin personal. Gjatë sezonit këtë episod do të na e kishin dhënë penallti, por tani që jemi drejtë fundit të kampionatit nuk na e akorduan. Mendoj se nuk duan që ne të arrijmë, ata që janë përpara”, tha Toney duke iu referuar hapur Al-Nassr e Cristiano Ronaldo-s.

Teilen: